Këtë vit, nga Janari e deri në Korrik, eksporti i prodhimeve bujqësore ka pësuar një rritje prej 18% dhe 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat tregojnë se në 7 mujorin e vitit 2023 vlera e eksporteve arriti ne 35,3 miliardë lekë.
Por rritja e eksporteve, shoqëruar me bumin e lartë turistik kanë sjellë një rritje të pazakontë çmimesh në tregun e frutave dhe zarzavateve.
E nga kjo rritje e çmimeve, ata që preken më shumë janë pensionistët që duhet të heqin dorë nga shumë fruta-perime ose t’i blejnë me gramë ato.
Disa prej tyre thonë:
Nuk janë të përballueshme, bostani është shtrenjtuar më shumë.
Doja të merrja një kile bamje, nuk e mora dot.
Të mos hash dot domate, 180-200 lekë kg. Nuk ja plotësojmë vetes të gjitha dëshirat.
Sivjet është më shtrenjtë. Janë rritur shumë çmimet.
I marrim me kokrra, vjet merrnim një kilogramë sivjet 200 gramë, t’i provojmë se jemi pleq.
E papërballueshme, por na ndihmojnë fëmijët.