Vdes 55-vjeçari në Suharekë pas rrokullisjes me traktor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 22:21

Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Budakovë të Suharekës.

Është rrokullisur një traktor me të cilin po bartte dru 55-vjeçari, ku si pasojë i njëjti edhe ka vdekur.

Bëhet e ditur se viktima është Sahit Kokollari.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia në Suharekë për mes nr të 112, rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor.

Pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes .Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në kordim me prokurorin! Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtine Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit