Shqiptarët, babë e bir lyejnë me benzinë të moshuarën dhe tentojnë ta djegin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2023, 22:00

Dy burra me kombësi shqiptare, babë e bir 64 dhe 37 vjeç, përfunduan në burg, të arrestuar nga policia e Casaranos në Itali pasi tentuan t’i vënë flakën për së gjalli një të moshuare.

Ka qenë e moshuara ajo që ka bërë denoncimin pasi të shtunën e kaluar i ka shpëtuar një sulmi hakmarrës të organizuar nga dy të afërmit e saj shqiptarë.

Sipas hetuesve, dy shqiptarët e pritur prej disa vitesh në shtëpinë e të moshuarës kishin organizuar sulmin pas një debati që kishin patur. Pasi ka rënë nata dhe të gjithë të afërmit e tjerë në shtëpi kishin fjetur, babë e bir kanë hyrë në dhomën e gjumit të gruas me një bidon me benzinë, duke synuar ta trembin dhe t'i vënë flakën.

E moshuara, e cila pas një tjetër debati iu kishte kërkuar dy të afërmve të saj shqiptar të largoheshin nga shtëpia për të jetuar në paqe, pasi kuptoi praninë e tyre në dhomë dhe erën e benzinës, filloi të bërtiste dhe më pas arriti të dilte në jashtë shtëpisë, duke shmangur kështu tentativën për sulm.

Ende e tronditur, e moshuara ka kërkuar ndihmë nga familjarët e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë. Policët mbërritën në shtëpi dhe pas procedurave arrestuan në flagrancë dy shqiptarët.

Debate të vazhdueshme dhe një sërë sulmesh e dhune brenda shtëpisë, u bënë shkak që dy shqiptarët të sulmonin të afërmen e tyre që i kishte pritur në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit