Muajin e ardhshëm në një ankand në Paris do të shitet një skelet i një dinozauri që besohet se ka qenë 150 milionë vjeçar.
Skeleti është emërtuar Barry dhe sipas ekspertëve është i ruajtur “jashtëzakonisht mirë”. Parashikohet që mund të shitet për 1.2 milion euro në ankandin e 20 tetorit në Hotelin Drouot. Për sa i përket karakteristikave fizike Barry besohet se ka qenë 2.1 metra i gjatë.
Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandit, ka thënë se është e pazakonshme të shohësh një skelet kaq të paprekur të ndonjë dinozauri. “Kafka është 90 për qind e kompletuar dhe pjesa tjera e dinozaurit është 80 për qind e kompletuar”, ka thënë ai.