Edhe në Gusht u rrit numri i aksidenteve rrugore, e hëna ditë tersi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2023, 18:36

Edhe në muajin Gusht 2023 numri i aksidenteve është rritur krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në muajin Gusht 2023 janë regjistruar 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022 dhe numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3 %.

Gjithashtu numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022.

INSTAT thotë se aksidentet rrugore, në 96,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Njësoj si në muajin Korrik, edhe në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3 %.

Në muajin Gusht 2023, 23,9 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit