Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani.
Ditën e sotme, Komisioni i ligjeve ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale.
Theksojmë se deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit.
Mbështetja ka qenë nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.