Pacienti vdiq pas aksidentit/ Policia arreston shoferin e ambulancës dhe kamionit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.09.2023, 14:07

Shoferi i ambulancës dhe i kamionit që u aksidentuan dje në Lushnje janë arrestuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar sot se për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit