Erion Veliaj zhduk xhaminë nga Tirana

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.09.2023, 11:29

Erion Veliaj, duke qenë se gjatë kohës së fushatës e deklaroi vetën mysliman praktikant dhe shtronte iftare çdo fundjavë në xhami, duket se pasi u mori votat myslimanëve ka kaluar në statusin “i pafe”…

Kryebashkiaku ka fshehur xhaminë e Tiranës dhe e ka zëvendësuar atë me kulla duke fshirë kështu identitetin e kryeqytetit dhe një nga objektet më të hershme të ndërtuara.

Posteri i postuar në çdo cep të Tiranës u ka bërë përshtypje qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të gjejnë në grumbullin e kullave të larta, xhaminë e Tiranës.

Në poster është vënë bashkia, sahati, kullat… por xhamia është fshirë në posterin që supozohet ta shohin edhe vizitorë të huaj që vijnë në Tiranë.

“Erjon veliaj Fsheh (heq ) nga foto Xhamine e Tiranes dhe e zevendeson me shkallet. Ky eshte nje ofendim i madh per Muslimanet. Kete foto e gjeni ne cdo cep te Tiranes. Jane foto te vendosura nga Bashkia . Per Qytetin europjan i ka vendosur te gjitha simbolet e tjera”,-shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit