Kurti: Lajçaku në koordinim special me Serbinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 11:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e javës së kaluar në Bruksel. Ai sërish është shprehur shumë i ashpër me të emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai gjatë gjithë konferencës e akuzoi Lajçakun se në takimin e së enjtes ka qenë i anshëm dhe i ka dëgjuar vetëm propozimin e Serbisë.

“Emisari special evropian ka pasur një koordinim special me Serbinë”, u shpreh Kurti.

Sipas Kurtit, takimi s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit, para zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Ai shton se Asociacioni nuk mund të jetë kusht, për zbatimin e marrëveshjes dhe se çështja duhet të zgjidhet në kuadër të dhjetë pikave të Marrëveshjes bazë.

Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një poziccionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Aty tha se u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në ftesën për takim nuk ishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendi të ditës, por aty thuaje për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur. Unë shkova propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte që çdo nene duhej të përfshihej në planin e zbatimit. Parimin e gjithëpërfshirejs nuk është që e ka zbuluar unë”.

“Detyrimin për të zbatuar secilin nene e thotë aneksi. Në atë aneks prezantohet që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe palët duhet ta zbatojnë. Në takimin e parë me Borellin dhe Lajçakun mu kërkuar që të kalojmë menjëherë ne negociata në lidhje me neni 10, ju bëra të qartë se nuk mund të dakordohemi pa zbatimin e neneve. Ju bëra të qartë se hapi i për duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit. Në takimin e për nuk arritëm tek një kuptim”.

“Në takimi i dytë me pjesëmarrjen e u ekspoziva përball një skenari që Lajçak duke që e keishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova planin e zbatimit të sekuencimit presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjti mendim. Ju thash nëse po e refuzoni propozimin tim a ka bërë Serbia një propozim të tillë, Lajçak tha me bindje po”.

Pas disa orësh takime të ndara me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, dhe pas një takimi trepalësh, Kurti dhe Vuçiq nuk kanë arritur të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Përderisa përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pritur rezultate më konkrete, gjatë takimit të fundit.

Lajçak tregoi se pas takimit të nivelit të lartë, iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel për detajet e takimit.

E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit