Pak ditë më parë UKT njoftoi largimin nga puna të dy punonjësve, pasi abuzonin me fondet e kompanisë duke përdorur skemën e vjedhjes.
Sipas një qytetari, në skemën e mashtrimit nuk ishin dy, por 3 punonjës dhe ata janë Sigi Zhuleku, specialisti i pagave UKT Sh.A, Rudina Hasanllari, drejtoresha e arketimit në UKT Sh.A, Elda Muci, drejtoresha faturimit në UKT Sh.A.
Qytetari shkruan më tej se Elda Muci, është de fakto drejtoreshë e faturimit, pasi në të vërtetë është drejtoreshë de jure e gjithçkaje në UKT. UKT, njoftoi në datën 14 shtator se ka referuar pranë Prokurorisë së Tiranës rastin në fjalë.