Qyteti i Elbasanit është tejmbushur nga plehrat. Këtë gjendje e denoncon një qytetar. Ky i fundit ka dërguar pamje në redaksi ku shihen pirgje me mbeturina, që lënë për të dëshiruar. Qytetari shkruan se pamjet i përkasin lagjes 28 Nëntori në Elbasan.
Sipas denoncuesit mbeturinat kanë 6 ditë që janë lënë pa pastruar duke bërë që koshat të tejmbushen dhe plehrat të pushtojnë edhe rrugën. Mbeturinat në tokë kanë shkaktuar ndotje të madhe në këtë zonë, teksa qytetari shkruan se era e keqe e tyre është kthyer në problem serioz.
Pas publikimit të materialit, urojmë që kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, të marrë masa dhe të pastrojë lagjen 28 Nëntori, që qytetarët që e votuan për të qenë në karrigen e kryetarit të Bashkisë, të jetojnë në një komunitet të pastër.
Denoncimi:
Pershendetje kane mbi 6 dite keto pamjet e plerave ka marre ere lagja 28 netori ne elbasan.