Haradinaj thumbon Kurtin: Zgjidhja është anëtarësimi i Kosovës në NATO

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 20:34

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në NATO do të Zgjidhte shumë çështje në Kosovës.

Ai të hënë ka shkruar se “siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë”.

Sipas kreut të AAK-së sa më afër integrimit në NATO do të ketë më shumë rend e ligj e eshe më shumë ekonomi.

Postimi i plotë:

Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.

Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë.

Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas.

Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit