Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi e cila ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët.
Vajza kishte humbur kontaktet me të afërmit që nga data 11 shtator dhe për herë të fundit ishte parë në qytetin Maxdorf, në Gjermani.
Pas njoftimit për zhdukjen e shqiptares, policia u vu në lëvizje dhe pas 6 ditësh, raportohet se Rahmone Jusufi është gjetur shëndoshë e mirë.
Familjarët e vajzës përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi, teksa shprehin falënderimet për ata që ndihmuan në gjetjen e Rahmones.