Në doganën e Malit të Zi u bllokua gjatë natës një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.
Policia njofton se gjatë kontrollit në kamion janë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa dhe me paleta gjithashtu, që thuhej se kishin destinacion Austrinë.
Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, shkruan policia.