Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se në lagjen “Misto Mame”, Kombinat, si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një person është asfiksuar nga tymi dhe është marrë nga ambulanca.
Ndërkohë burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.