Një 48-vjeçare greke e shpallur e humbur që prej muajit Mars është gjetur të premten në Shqipëri.
Mediat greke raportojnë se pas gati shtatë muaj hetimesh, mrekullia erdhi për familjen e 48-vjeçares Irini, gjurmët e së cilës i kishin humbur në fillim të marsit nga Neochori i Halkidikit, ku u pa për herë të fundit.
48-vjeçarja u gjet në Shqipëri pas një sinjalizimi të dhënë nga Interpoli. Familja kishte bërë një kërkesë të veçantë nëpërmjet avokatit të tyre për shkak të telefonatave të shumta që familja merrte nga numrat e telefonit shqiptarë.
Të premten e 15 Shtatorit, autoritetet shqiptare sinjalizuan ato greke se Irini është gjetur në Shqipëri.
Dje në orët e vona të natës, Irini u dërgua nga autoritetet shqiptare në kufirin grek pasi aty e priste familja e saj së bashku me avokatin e saj.