Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Mësohet se në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, një makinë ka përplasur një 11-vjeçar.
Ky i fundit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.