82-vjeçari vrau me shkop druri bashkëshorten, një grua zbuloi krimin e rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 12:21

Banorët e fshatit Pëllumbarë të Përmetit janë tronditur mëngjesin e sotëm nga vdekja e 80-vjeçares Afroviti Peçi.

E moshuara humbi jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj 82-vjeçari Leonidha Peçi.

Ky i fundit e goditi me shkop druri bashkëshorten e tij e cila më pas humbi edhe jetën.

Policia tha se një zonjë që punonte si shërbyese e të moshuarve gjeti 80-vjeçaren pa shenja jete.

Ndërkohë që mediat raportojnë se ka qenë një grua që i sillte qumështin çdo mëngjes familjes ajo që zbuloi vdekjen e të moshuarës.

Në momentin që ajo ka shkuar për të çuar qumështin, i ka dalë Leonidha Peçi tek dera dhe i ka thënë se më ka vdekur gruaja. Ajo është futur brenda dhe ka konstatuar të moshuarën pa jetë, me shenja dhune.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar 82-vjeçarin i cili ka qenë i proceduar penalisht edhe më parë për dhunë në familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit