“Punonjësja e MoneyGram më mashtroi, kur i thashë do të të denoncoj te JOQ, më kërcënoi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2023, 11:55

Mungesa e shërbimit, mashtrimi dhe abuzimi janë vetëm disa prej faktorëve që i shtyjnë emigrantët të mos kthehen më në Shqipëri.

Një emigrant i ardhur me pushime në Golem i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të tillë.

Ai thotë se në një pikë këmbimi valutor “MoneyGram” punonjësja përveçse nuk është treguar korrekte dhe e sjellshme në punën e saj, e ka mashtruar, ofenduar dhe kërcënuar.

Sipas qytetarit, në këtë pikë këmbimi valutor, kur ka shkuar për të këmbyer Dollarë në Lekë kursi ishte 99.2 Lekë. Por kur ka shkuar herën e dytë punonjësja i ka thënë se kursi ishte 98 Lekë.

Në këto rrethana qytetari i ka kërkuar një tabelë informuese për ndryshimet në kursin e këmbimit, por punonjësja sipas tij nuk i ka dhënë shumë shpjegime dhe ka shkuar të pijë kafe.

Kur qytetari ka tentuar të fotografojë këtë pikë “MoneyGram” për të denoncuar mashtrimin me kursin e këmbimit, ai thotë se punonjësja e ka kërcënuar dhe ofenduar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Para pak ditesh isha ne nje nga pikat e Money Gram ne Golem dhe zonja e cila po punonte atje ishte nje arrogante dhe e pa sjellshme me klientet dhe mbi te gjitha mashtrimi qe i ben klientve kjo zonje.Isha heren e pare per te kembyer nga dollare ne leke dhe kursi ishte 99.2 kur shkoj heren e dyte pasi me kemben leket pas asnje tabele njoftuese per kembimin valutar zonja ne fjale pasi e pyes sa eshte kursi me thote qe kursi eshte 98 i thash si ka mundesi ky ndryshim keshtu pas asnje tabele informuese pa asnje gje me thote kursin e kembimit valutor e kam ne telefon dhe nuk kam pse te mbaj tabel cdo sekond per ty un se un po’ ushqehem me kete pune.

Po ashtu me tha qe kembimi valutor nuk varet nga ne po nga qendra e Money Gram ne Tirane i kerkova nje numer telefoni te qendres me tha nuk te jap asnje numer nuk ka cfare te duhet ty, dhe iku te zyra ngjitur duke pire kafe dhe kur pa qe un po’ fotografoja qe nuk ka tabele te kembimit valutor me tha pse po fotografon i thash tju dergoje te JOQ per mashtrimin qe beni me kercenoi duke me thene guxo nxirre te jeta eshte qef dhe shife ca do te bej dhe nisi me ofendime . Me fal nuk e kuptoj si ushqehen keta njerez duke mashtruar njerezit? Keta Jane njerzit qe te shpifin turizmin ne shqiperi keta njerez po na latgojne edhe ata turista te cilet erdhen kete vit vetem nga sjellja e ketyre hajdutave nuk vjijn me turista.

Shume Faleminderit paraprakisht qe degjuat ankesen time shpresoje ta publikoni qe mos te mashtrohen njerez te tjere si un se gjynah njerzit i kan leke gjaku ndersa keta duan te tallen te fitojne leke duke mashtruar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit