Uji në kryeqytet vijon të mbetet një problem i madh.
Në shumë njësi administrative mungon fare uji, e në disa të tjera shkon i ndotur.
Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar gjendjen e ujit që i ka mbërritur në rubinetin e shtëpisë.
Ajo ka treguar se në Astir uji që iu mbërrin në shtëpi është plotësisht i ndotur. Edhe pse ajo mbush disa herë gotën e ujit për të parë ndryshumin, ngjyra e tij nuk ndryshon fare.