Disa vite më parë, në janar të vitit 2015, JOQ nëpërmjet faqes së saj “Çudira Shqiptare”, publikoi ekskluzivisht një videoskandal të paprecedent që implikonte direkt drejtoreshën e asaj kohe të QSUT, Ogerta Manastirliu.
Në video dallohej një vajzë rreth 17 vjeç e cila gjendej e shtrirë pa ndjenja në një nga shtratet e QSUT. Ajo abuzohej seksualisht nga tre djem të cilët duke shfrytëzuar gjendjen e saj filluan ta preknin në vende intime.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ata edhe i filmuan veprimet e tyre. Dy nga djemtë ishin bashkë me të në një lokal nate në Tiranë, ndërsa i treti rezultoi të ishte një sekser funeralesh që kishte hyrë në dhomë pasi kishte kujtuar se vajza kishte ndërruar jetë.
Më pas edhe ai iu bashkua abuzimit seksual ndaj vajzës minorene. Skandali nxori në pah një sërë shkeljesh. Së pari siguria e pacientëve dhe e familjarëve të tyre brenda mjediseve të QSUT ishte jashtë çdo norme, pasi gjithkush mund të bënte çfarë të donte, fakt që e vërtetoi edhe video. Së dyti, sekserët e agjencive funerale lëviznin lirisht në mjediset e QSUT, duke “gjuajtur” të mjerët e radhës që kishin ndërruar jetë apo ishin në grahmat e fundit.
Ogerta Manastirliu nxitoi menjëherë të deklaronte se ngjarja ishte e vjetër, duke u përpjekur që të hiqte përgjegjësinë nga vetja. Por u provua se ngjarja në fakt kishte ndodhur disa kohë para publikimit të videos, por në atë kohë drejtoreshë kishte qenë vetë Manastirliu.
Tashmë imagjinoni pak, një person i tillë është tashmë Ministre e Arsimit. Një drejtoreshë që lejonte abuzimet seksuale në institucionin e saj, tashmë do të edukojë fëmijët dhe të rinjtë tanë. Një demotivim tipik “Made in Albania”!
Skandali/ Drejtoresha që lejoi abuzimin seksual në QSUT, tani në krye të arsimit pic.twitter.com/jcCoXYNt5S
— JOQ Albania (@JoqAlbania) September 16, 2023