Jo më taksi me karburant në Tiranë, lali Eri ‘llaston’ sërish oligarkët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2023, 20:32

Bizneset në Tiranë gradualisht po kthehen në një formë oligopoli duke qenë se lali Leku zgjedh të llastojë disa prej tyre.

Së fundmi, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj bën me dije se nuk do të lejohen më taksitë me karburant që të qarkullojnë në kryeqytet. Sipas tij, brenda 4 viteve në Tiranë do të funksionojë transporti i taksive me zero karburant dhe të gjitha me energji të rinovueshme.

"Të gjithë duam të lëmë një shenjë në këtë qytet dhe brenda këtij mandati Tirana tek transporti i taksive të ketë zero mjete me karborant dhe të gjitha me energji të rinovueshme. Ne do të jemi qyteti i parë në ballkan për taksitë me zero ndotje. Duhet të shkojmë në një shërbim total pa karbon", tha Veliaj.

Në fakt, sipas asaj që deklaron Veliaj, shumë taksistë, mjetet e të cilëve nuk mund të përshtaten me sistemin e energjisë së rinovueshme, praktikisht do të mbeten pa punë. Si rrjedhojë, lali Eri po krijon një cikël varfërie tek ky grup, teksa favorizon të gjithë ata oligarkë që punojnë me taksi elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit