Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, qytetarët në protestë para Kryeministrisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2023, 19:17

Protesta “Ndaloni Aeroportin në Vjosë, Nartë” është zhvendosur sot përballë Kryeministrisë. Protestuesit e konsiderojnë ndërtimin e këtij aeroporti shumë të rrezikshëm për biodiversitetin në atë zonë.

Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konventa e Bernës, i ka kërkuar të enjten qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt i kundërshtuar gjatë nga organizatat mjedisore vendase dhe ndërkombëtare.

Në rekomandimin 219, Konventa e Bernës thotë se kërkesa për pezullim punimesh u mor pas shqyrtimit të një sërë dokumentesh dhe një vlerësimi në mjedis të situatës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit