Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator.
Mësohet se vdekja e Dervishit në moshën 53-vjeçare erdhi pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
Ndërkohë që ikja e saj e parakohshme ka shkaktuar pikëllim të rëndë te familja dhe kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.
Kujtojmë që më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.