Veliaj i kalon 600 milionë lekë pagesa të prapambetura inceneratorit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2023, 13:19

Edhe pse skandali i inceneratorit ka cuar ministra e zyrtarë të lartë në burg, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka dalë publikisht duke kërkuar miliona lekë për impiantin.

Veliaj kërkoi që Këshilli Bashkiak të kalojë 600 milion lekë pagesa të prapambetura për inceneratorin, duke sjellë reagime të ashpra në sallë.

Opozia zbuloi se për të paguar 600 milion lekët e inceneratorit të Tiranës, Veliaj ka prekur buxhetin e arsimit. Sipas tyre, 420 milionë lekë janë hequr nga zëri i arsimit dhe 180 milionë lekë i ka hequr nga fondi i emergjencës për të çuar paratë në kompaninë që mneaxhon inceneratorin e Tiranës.

Kërkesa erdhi ndërkoë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore.

Pagesa që Veliaj detyrohet të paguajë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës ndodh sepse qeveria Rama po mundohet të 'lajë duart' nga kjo cështje. Belinda Balluku ka refuzuar të bëjë pagesën këtë vit ndryshe nga sa ka bërë në vitet e shkuara.

Në një debat të ashpër, këshilltarët bashkiakë i kujtuan hetimin e SPAK dhe sekuestrimin e inceneratorit, Erjon Veliaj kaloi në akuza banale.

“Siç vajtët me tanga, me rexhipeta me rroba banjo në 22Gusht ta paguanit, tani ne që jemi vesh me kostum do shkojmë ta paguajmë. Se nuk mund ta lënë Tiranën në dorë të zhulsave” thirri kreu i bashkisë, para se të dilte nga salla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit