Çmendet gjirokastriti, rreh nënën e moshuar dhe gruan

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2023, 12:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 63-vjeçar akuzohet se dhunon prej vitesh nënën e moshuar dhe bashkëshorten e tij.

Policia e Gjirokastrës e ka arrestuar të dyshuarin nën akuzën për dhunë në familje pasi ka qënë nëna e tij e moshuar ajo që ka bërë denoncimin në rajonin e policisë në fshatin Mashkullorë

83-vjeçarja denoncoi se ishte dhunuar nga i biri. Ajo gjithashtu zbuloi përpara uniformave blu se tha se bashkëshortja dhunohej prej vitesh nga i biri.

Pas episodit të fundit të dhunës, 63-vjeçari ka kërcënuar nënën dhe bashkëshorten se do t’i nxirrte nga banesa ku jetonin, duke nxitur të moshuarën të bënte denoncimin,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit