Punimet gjatë orëve të mbrëmjes nuk kanë të ndalur në Tiranë duke u kthyer në shqetësim të përnatshëm.
Pas denoncimeve për punimet e vazhdueshme në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë, kësaj radhe nga zona e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Një qytetare thotë se banorët e kanë të pamundur të flenë prej ditësh pasi në lagjen e tyre po nis ndërtimi i një pallati të ri.
Sic mund të dëgjohet edhe nga video, zhurma është e shumë e lartë duke bërë të pamundur për qytetarët të pushojnë.
Sipas qytetarëve, dy firma ndërtimi po mbajnë lagjen pa gjumë ndërkohë që inspektoriati i policisë është vetëm 50 metra larg dhe nuk reagon.
“Këtu punohet pa pushim natë e ditë, nuk po rrimë nj minutë të qetë në shtëpitë tona. Kuptoj ditën po edhe natën, ora 12 akoma punohet dhe ne do të shkojmë në punë nesër”, thotë qytetarja.