Në Prishtinë një person vdes derisa ishte duke falur kohën e Akshamit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2023, 17:16

Një person në Prishtinë ka ndërruar jetë derisa ishte duke u falur në kohën e akshamit.

Familjarët e Afrim Jasharit, kanë njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë derisa ishte duke u falur.

“Familjar dhe miq, sonte në namaz të akshamit në reqatin e parë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, xhaxhai im, Afrim Ramadani Jashari”, thuhet në njoftimin e një familjari, të bërë në Facebook.

I ndjeri do të varroset më 16 shtator në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bellopoj të Podujevës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit