Me qindra shqiptarë emigrojnë çdo ditë për një jetë e punë më të mirë, por jo të gjithë arrijnë të përfitojnë letrat dhe të punojnë të ligjshëm. Kësisoj atyre iu duhet të punojnë në të zezë dhe pa kontratë të ligjshme e cila ka edhe pasoja.
Një shqiptar që jeton në Francë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të tillë. Ai thotë se në fillimet e tij, ka punuar në Francë pa kontratë te një shqiptar i Kosovës i quajtur Avdyl Delia. Por shqiptari thotë se ky person nuk i ka dhënë rrogën 2000€ prej dy vitesh edhe pse i ka shkruar vazhdimisht duke i kërkuar paratë që i ka borxh.
Ai u bën thirrje shqiptarëve të tjerë që të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen nga ky persona i cili punëson punëtorë nga Shqipëria por nuk i paguan.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq desha te denoncoj nje rast qe per mendimin tim mund te jet shum i perhapur jetoj ne France dhe ne fillimet e mija kam punuar si cdo shqiptar pa kontrat ne te zeze edhe punoja per nje shqitar te kosoves Avdyl Delia por nuk me ka paguar ende po behen gati 2 vite do ju lutesha shum ta publikoni kete rast qe mos te digjen persona tjer si un sepse ky njeri merr puntor nga shqipria edhe nuk i paguan . 2000€ Me ka borxh