Zbulohet shkaku i zjarrit në pallatin 10-katësh, nisi nga papafingo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2023, 17:49

Zjarri në pallatin 10-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë ka nisur nga një shkëndijë elektrike e një kondicioneri në katin e sipërm të papafingos.

Kështu ka deklaruar Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë për mediat.

Sipas tij nga pamjet filmike dhe verifikimet paraprake,është arritur në konkluzionin se zjarri nga kondicioneri është përhapur në banesë dhe më pas në katet e tjera të ndërtesës.

Nga pamjet dhe nga të gjitha ekspertizat që kemi bërë ditën e sotme, mendojmë që zjarri ka nisur në këtë pjesë të ndërtesës ku ndodhet edhe papafingo. Mendoj se zjarri ka nisur nga kondicionerët, kemi dhe pamjet me video në momentet e fillimit të zjarrit.

Sot kemi qenë edhe me drejtuesit e Komisariatit Nr.2, por do të shikojmë edhe videot e tjera nga bizneset aty pranë, për t’u siguruar për vatrën e zjarrit. Me 90 për qind zjarri ka rënë në katin ku ndodhet papafingo, në katin e banesës së djegur.

Rikujtojmë se zjarri nisi dje rreth orës 14:00, dhe zjarrfikësve iu deshën më shumë se 3 orë për të neutralizuar flakët.

Dëmet në pallatin 10-katësh janë të shumta, kryesisht në katet e fundit që janë shkrumbuar plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit