Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit grek në Pire për t'i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar, baba i tre fëmijëve.
Para ngjarjes së rëndë, mes tyre ka patur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.
Pas sherrit verbal, 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar. Autori ka dalë para viktimës në dy metra dhe e ka qëlluar në fytyrë.
39-vjeçari shqiptar është rrëzuar përtokë në mes të rrugës dhe aty ka humbur shumë gjak dhe pastaj jetën.
Sipas një gruaje që ndodhej pranë skenës së krimit, autori nuk kishte as makinë dhe në fakt shfaqte sjellje agresive ndaj të gjithëve sidomos në parkingje.