Policia në Prishtinë ka arritur dje ta arrestonte një të dyshuar pasi që ai më 7 nëntor të vitit të kaluar e kishte mashtruar një femër për një pronë, duke ia marr një shumë parash prej 3.500 eurosh.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.