Në Lushnje i vihet çelësi komunës, punonjësit braktisin zyrën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 15:15

Edhe pse nënpunësit civilë paguhen për t’u shërbyer qytetarëve, ky mision jo vetëm që nuk merret seriozisht nga një pjesë e tyre por edhe shfrytëzohet për përfime përsonale.

Në një nga njësitë administrative të Lushnjës, qytetarët ankohen se nuk i gjejnë dot nënpunësit në zyrë pas orës 12, edhe pse orari zyrtar është deri në orën 16:00.

Sipas denoncimeve që kanë mbërritur në redaksionë tonë, nënpunësit e kësaj njësie i vënë celësin zyrës në mesditë për tu rikthyer ditën tjetër duke punuar vetëm pak orë.

“Kam ardhur në ambientet zyrtare të komunës Krutje e Sipërme të rrethit të Lushnjes. Të gjithë e kanë lënë punën para kohe orari thekson se duhet të jenë i punës nga ora 8:00 deri në 16:00 ndersa punojsit e lënë punen që në orën 12:30. Ku duhet të marim shërbim pasi na duhen dokumentacione”, pyet denoncuesi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit