U kap me municione në Vlorë/ Lezhiani: Nuk e dija që në çantë kishte mina

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 13:28

51-vjeçari nga Lezha, Petrit Ndoji është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Para 3 ditësh, personi në fjalë u kap me 4 mina me telekomandë.

Ndoji akuzohet për “mbajtje pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Lezhiani u kap në Vlorë me 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë.

Armët shpërthyese dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

51-vjeçari ka thënë para gjyqtares dhe prokurorit se i kishin ngritur kurth persona të njohur pasi nuk e dinte se në çantë kishte mina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit