Avioni drejt Romës humb lartësinë, terror për 270 pasagjerë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 13:07

U nisën për udhëtim rutinë drejt kryeqytetit italian por 270 pasagjerët në një fluturim të United Airlines nga Newark në Romë përjetuan një nga eksperiencat më të tmerrshme të jetës së tyre pasi avioni filloi të humbte lartësinë në mënyrë të frikshme.

Pak pas nisjes avioni shfaqi probleme dhe humbi 8500 metra lartësi në vetëm 10 minuta.

“Boeing 77”7 pati një problem me presionin e kabinës duke bërë që të binte shpejt dhe piloti u detyrua të kthehej prapa.

Aeroplani u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Newark në orën 20:37 dhe u ul përsëri në aeroport në vend të destinacionit të planifikuar të Aeroportit të Romës mes frikës së do të përplasej në tokë nga momenti në moment.

Administrata Federale e Aviacionit tha gjithashtu se avioni kishte një “problem kompresimi”, i cili e detyroi të kthente kursin për arsye sigurie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit