"Janë më shumë se 700 milionë persona që nuk e dinë nëse do të ushqehen më", kjo ka qenë deklarata e shefes së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefja e Agjencisë tha se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona.
Ajo ka deklaruar se gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare besohet se po përballen me kequshqim.
Mësohet se 783 milionë njerëz në 79 shtete të botës flenë të uritur çdo natë dhe faktorë për këtë janë kombinimi i konflikteve, kriza ekonomike, kriza ekstreme dhe rritja e çmimeve.
“Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vjetët që po vijnë”, tha