Misteri me jahtin e sheikut në Vlorë, si ndërroi jetë gjermani?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 11:44

Një vdekje misterioze në bregdetitin e Vlorës ka përfshirë së fundmi një nga sheikët më të pasur të Arabisë Saudite. Një shtetas gjerman mbërriti i vdekur në spitalin e Vlorës pak ditë më parë dhe sipas raporteve të para ai u mendua se kishte ndërruar jetë në jahtin e tij.

Por tanimë policia ka zbuluar se ai nuk ndodhej në jahtin e tij por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, , i cili është edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Ky jaht me vlerë 450 milionë euro ka qëndruar për disa ditë në bregdetin e vendit tonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, kur jahti gjigant qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë plazhistëve.

Por disa orë pas ankorimit, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e gjermanit i cili kishte mbërritur pa jetë në spital.

Policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes, duke ngritur pikëpyetje jo vetëm për vdekjen e tij por edhe për personat e tjerë në bord.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit