Amant Josifi del nga burgu/ Mashtruesi që i ka krahët e ngrohta, mamaja ish-gjyqtare dhe partner Olsi Ramën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.09.2023, 11:36

Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, i akuzuar për mashtrim miliarda eurosh, pas arrestimit në Dubai është lënë i lirë.

Kështu shkruan gazeta spanjolle ‘El Pais’, fakt të cilin ia ka konfirmuar avokati i Amant Josifit. Mësohet se mashtruesi i 17 mijë shtetasve europianë jeton prej tre vitesh në Dubai duke shijuar paratë e mashtrimit.

“Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike. Arrestimi i tij ka shkaktuar një tërmet në shtetin europian, ku ai ka shërbyer si këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në periudhën 2018-2020.” – shkruan më tej gazeta.

Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai! Avokati: Është biznesmen, i kishte marrë me qira - Shqiptarja.com

JOQ Albania ka publikuar dhjetra denoncime për aktivitetin kriminal të Josifit, por në atë kohë askush nuk reagonte. U desh ndërhyrja e autoriteve spanjolle, që Josifi të shpallej në kërkim dhe të dilte në pah skema e mashtrimit.

Përveç Xhaçkës që e ka pasur këshilltar, Josifi i kishte krahët e ngrohta nga të gjitha anët.

Babai i tij ka qenë biznesmen i njohur ndërsa mamaja, Pranvera Strakosha është një ish-gjyqtare. Gjithashtu, partneriteti që ai ka pasur me Olsi Ramën, ka bërë që mbrojtja të jetë e drejtpërdrejtë edhe nga kryeministri.

Është e pakuptueshme, se si Spanja nuk ka lëshuar ende një urdhër arresti për Olsi Ramën, pasi edhe ai flitet që është i përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Thënë më shkurt, nëpër korridoret e call-centerave thuhej se ai ishte pronari i vërtetë.

Si Amant Josifi dhe Olsi Rama, e kthyen Tiranën në kryeqytetin e mashtrimit në bursa - YouTube

Kompania e Amant Josifit operonte si call-center për të kamufluar veprimtarinë e saj të vërtetë, teksa operatorët e Josifit joshin shtetasit e huaj për të investuar në këmbim të përfitimeve të mëdha.

”Milton Group” operonte në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Ukrainë dhe në Gjeorgji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit