Shqiptarët në dëshpërim, azilkërkuesit më të mëdhenj në rajon

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 11:29

Edhe pse shanset për të marrë dritën jeshile nga vendet e unionit europian janë të vogla, shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE në 6-mujorin e parë të vitit 2023 në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Emigrimi i rinjve po merr përmasa tronditëse, teksa shqiptarët po largohen duke rrezikuar jetën duke kaluar detin nga Franca në Britani me gomone.

Sikur të mos mjaftonte largimi masiv nga vendi, të dhënat e Agjencisë Europiane të Emigracionit tregojnë se 4779 azilkërkues nga Shqipëria kërkuan azil në vendet BE.

Për të bërë një krahasim, nga Maqedonia ishin 3603 azilkërkues, nga Serbia 2570, nga Bosnja 851 dhe nga Mali i Zi 179 azilkërkues.

Këto janë shifrat më të larta të aplikimeve për azil të shqiptarëve krahasuar me vitet e fundit.

Gjysma e parë e këtij viti ka dëshmuar një zhvendosje të madhe të kërkesave për azil të shqiptarëve nga Europa drejt Britanisë së Madhe.

Aplikimet për azil në vendet e BE u rritën me 28% krahasuar me gjysmën e parë të 2022.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit