Kapen autorët e vrasjes së Elson Kalaverit në Itali: U ekzekutua për hakmarrje!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.09.2023, 11:11

Është zbardhur vrasja e Elson Kalaverit në Itali vitin e shkuar. Mësohet se policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptaren, kanë arrestuar tre italianë dhe dy shtetas shqiptarë. Mësohet se vrasja ka ardhur për hakmarrje. Shkëlzen Keçi është i akuzuari kryesor, teksa të tjerët janë bashkëpunëtorë të tij.

Historia ka nisur që në vitin 2014, ku Kalaveri, ka qëlluar me armë brenda komisariatit të Milotit një të afërm të Shkëlzen Keçit, Gentian Keçin.

Shkëlzen Keçi ka zgjedhur të hakmerret duke e vrarë Kavalerin në Itali, në zonën e Pisës, teksa ishte pasagjer në një automjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit