“Disa djem në Tiranë dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 10:17

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur disa pamje, ku disa djem dhunojnë një bashkëmoshatarin e tyre.

Në video shihen që disa çuna po dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre dhe sipas mesazhit në redaksi djemtë në video mund të jenë klasë 8 ose 9 dhe sipas tij janë nxënës të shkollës "Drita Pelniku".

I bëjmë thirrje policisë të reagojë menjëherë dhe psikologët të marrin nën kujdes djalin e dhunuar. JOQ ALBANIA është e gatshme të vërë në dispozicion pamjet pa censurë të videos në fjalë.

"Maksimumi klas e 8-9 jan m kan then q jan ke shkolla drita pelinku. I gjeta te telefonit djalit e kishin hedhur story ne snapchat. Hap ti kontrolloj telefonin djalit shof ne snapchat me del kjo. E kishin hedhur ne story ca kalamaj te tjere", shkruhet në mesazh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit