Po udhëtonte me skuter, aksidentohet për vdekje 38-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 10:09

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali.

Mësohet se atje ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar ende i paidentifikuar për mediat.

Mediat italiane raportojnë se 38-vjeçari po udhëtonte me skuterin e tij dhe është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Pas kësaj goditjeje një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit