Dhunohet 41-vjeçari në Kamëz, disa persona e bëjnë për spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 09:53

Ka përfunduar në spital një 41-vjeçar në Babrru. Ai është dhunuar nga disa persona. 41-vjeçari me iniciale Sh.H është goditur me grushte nga disa persona, të cilët kanë arritur që të largohen. 41-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit