Alesia nxënësja e vetme e shkollës kërkon çdo ditë mësues, askush nuk jep mësim në fshatin Boshanj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2023, 23:58

Në fshatin Boshanj të Kolonjës, viti i ri shkollor nuk ka nisur akoma për 9-vjeçaren Alesia Halili.

Vajza e vogël çdo ditë shkon në orën 08:00 në shkollën e rrënuar të fshatit, por aty nuk ka asnjë mësues e asnjë nxënës.

Deri në klasën e tretë ajo ka shkuar çdo ditë në shkollë dhe ka bërë mësim, por tani që është në klasën e katërt ajo s’ka asnjë nxënës në klasë e asnjë mësues në shkollë.

Jo nuk kam bërë mësim se nuk e kam mësuesin. Mami më ka thënë mos hajde kot, por unë dal çdo ditë në 8:00 dhe shikoj nëse ka ardhur.

Edhe pse muret e shkollës janë të çara, suvaja ka rënë dhe mungon energjie elektrike, mamaja e Alesias, Brisilda kërkon mësues për vajzën e saj.

Dua mësues patjeter për vajzën se më vjen gjynah për të. Si gjithë moshatarët e saj duhet të shkojë në shkollë. Kushtet këtu janë skandaloze por skam çfarë të bëj. E kam bërë ankesen por asgjë nuk po bëhet.

Mësuesit që kanë qenë të punësuar më parë në këtë shkollë thuhet se kanë braktisur vendin e punës për shkak të rrugës së paasfaltuar dhe godinës së shkollës që rrezikon të shembet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit