Shqiptari: Fasada e pallatit që u dogj më e lira dhe e rrezikshmja, Anglia e ndalon me ligj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2023, 21:10

Mesditën e sotme, për plot 3 orë, një pallat në mes të Tiranës u shkrumbua nga flakët.

Zjarri nisi në katin e 10-të të pallatit por flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të problemeve që hasën zjarrfikësit, distancës mes pallateve por edhe materialit të fasadës.

Për këtë të fundit, një shqiptar që jeton në Angli ka treguar më shumë detaje në një reagim për JOQ ALBANIA.

Ai merret me ndërtim dhe thotë se materiali i jashtëm i fasadës quhet “Cladding” dhe është fasada më e rrezikshme dhe më e lirë për pallate.

Por për shkak të një zjarri që ra në kullën “Grenfell” në Angli në vitin 2017 dhe pati 72 viktima, ai thotë se kjo lloj fasade nuk lejohet të përdoret më në Angli dhe në pallatet ekzistuese është zëvendësuar me materiale të tjera.

Ai i bën thirrje shtetit shqiptar që të ndalojë “ndërtuesit” të përdorin “Cladding” pasi është një material i rrezikshëm i prodhuar nga bashkimi i drurit, metalit, tullës leshit dhe materialeve të tjera.

Mesazhi i shqiptarit:

Pershendetje JOQ. Un qe po ju shkruaj jetoj ne Angli dhe merem me ndertim. Dua te shkruaj ne lidhje me zjarrin qe ra ne Tr sot. Pallati qe u dogj eshte ndertuar me fasade qe ktu ne Angli quhet “Cladding” dhe eshte fasada me e rrezikshme dhe lowcost per pallate.

Nese ju kujtohet zjarri qe ra ne kullen Grenfell ne Angli ne vitin 2017 dhe pati 72 viktima, pikerisht ai pallat ishte me fasade Cladding, si ajo e pallatit qe ra zjarri sot ne Tr. Pas rastit te zjarrit ne Grenfell ne 2017, shteti anglez ka ndaluar perdorimin e Cladding ne pallatet e reja dhe ato egzistuese jane zevendesuar nga cladding ne tulla. Per ata qe se dine cfare eshte cladding, cladding eshte fasada e ventiluar me “teneqe dhe lesh xhami brenda”. I bej thirrje shtetit Shqiptar te ndaloj ndertuesit palaqo te perdorin cladding por vetem tulle.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit