Zjarri masiv në pallatin te ish-Parku, shoqërohet në polici administratori

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.09.2023, 21:11

Mesditën e sotme një pallat te rruga e Kavajës në Tiranë u përfshi nga një zjarr masiv.

Raportohet se është shoqëruar në polici administratori i pallatit shumëkatësh, i cili do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga firma ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj.

Ndërkohë, zjarri në pallatin shumëkatësh zgjati për më shumë se 3 orë deri në fikjen e plotë të flakëve.

Theksojmë se ende nuk janë bërë zyrtarisht të ditura shkaqet e rënies së zjarrit, teksa fatmirësisht nuk pati humbje jete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit