Cigaret elektronike nuk do të përdoren më në Francë. Ky vendim është marrë nga shteti francez duke i konsideruar ato si të rrezikshme për shëndetin publik por jo vetëm.
Akademia Kombëtare e Mjekësisë e Francës i përshkroi ato si një “kurth veçanërisht dinak për fëmijët dhe adoleshentët”. Sipas kryeministres franceze, “ata krijojnë një refleks, një gjest, me të cilin fëmijët mësohen dhe më pas përfundojnë duke u tërhequr nga duhani”.
Aktivistët akuzojnë prodhuesit, shumë prej tyre me bazë në Kinë, se synojnë qëllimisht adoleshentët, duke përdorur ngjyra të ndezura dhe një sërë shijesh që të kujtojnë dyqanin e ëmbëlsirave, për shembull çokollatë dhe lajthi.
Kjo masë po merret në kuadër të një plani të ri të qeverisë kundër duhanit dhe që pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. Disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën dhe Irlandën, kanë njoftuar ndalime të ngjashme. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu thuhet se po shqyrton një të tillë.