Mesditën e sotme rreth orës 14:00, një pallat në rrugën “Sali Butka” u përfshi nga flakët.
Por ato u përhapën me shpejtësi për shkak të problemeve që hasën zjarrfikësit, distancës mes pallateve por edhe materialit të fasadës.
Duke u ndalur te kjo e fundit, avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Ai thotë se është idiotësi veshja e pallatit me material që digjet që të ngjajë bukur.
Ai iu bën thirrje banorëve që të hedhin në gjyq ndërtuesin e pallatit dhe të kërkojnë dëmshpërblim sa më parë pasi është e drejta e tyre.
Reagimi i avokatit:
Përveç absurdit të distancës midis 2 pallateve, nuk e imagjinoj dot çfarë idiotësie ishte kjo veshja e pallatit me material që digjet që të ngjajë bukur!!! Bje zjarri në kat të fundit dhe digjet gjithë pallati deri në katin e parë!!! Çdo banor i atij pallati ka të drejtë të hedhë në gjyq për dëmshpërblim atë që e ndërtoi dhe ua shiti sapunin për djath!!!