Autoblindi i “Pelikani Security” përplas për vdekje 34-vjeçaren që sapo kishte festuar ditëlindjen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.09.2023, 14:30

Një ngjarje e rëndë ende jo e bërë publike ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën dytësore km 5 të autostradës Tiranë-Durrës tek mbikalimi.

Një mjet ka përplasur një grua të identifikuar si Matilda Salla, 34 vjeç e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. E reja kishte vetëm pak ditë që kishte festuar ditëlindjen para se të humbte jetën në mënyrë tragjike.

Drejtuesi që i ka marrë jetën të resë mësohet se ka qenë shoferi i Pelikani Security i cili e ka përplasur me autoblind teksa ishte në timon.

Fatkeqësisht e reja nuk ka mundur t’ia dalë. Raportime nga dëshmitarët në vendngjarje për JOQ bëjnë me dije se ambulanca u vonua për t’i ardhur në ndihmë të resë.

RAPORTIMET NË REDAKSINË E JOQ NGA DËSHMITARËT NË VENDNGJARJE NË LIDHJE ME AKSIDENTIN QË U MBAJT I FSHEHTË:

“pershendetje joq , ka ndodhur nje aksident dje pasdite tek autostrada tirane durres tek rruga dytesore ne mbikalimin e qtu . Nje mjet ka goditur nje vajze 35 vjecare dhe si pasoje per fat te keq ka nderruar jete vajza eshte e afermja ime. Por cudi eshte sepse nuk e ka ndjerr askush si lajm dhe thuhet qe autori mund te jete dikush me pushtet ju flm nese gjeni info dhe ta shperndani sepse ju jeni media e vetme qe pasqyron te verteten dhe eshte cudi qe nuk e keni as ju kte lajm. Ne fakt trupi eshte n morg deklarata eshte dhene n polici se ishte kunati saj deshmitar ne ngjarje”

“Prsh JOQ Si ka mundsi qe nk flasin per aksidentin qe ndodhi dje n oren 17:30 perballe Coca Cola ne rrugen dytsore te Km 5 ku shoferi i Pelicani Security perplasi nje femer. Pa llogaritur faktin qe ambulanca erdhi 25 min me vonese edhe e shkreta nk kishte shenja jete. Une vtm isha i shqetsuar nqs se ajo femra ka shpetuar. Videon mund ta gjeni kollaj fare sps ndodhi perballe nje kompanie qe disponon kamera ne ambjentet e jashtme Thjesht shpreha nje shqetsim per nje person te shoqerise sone…a edhe dicka. Me habiti jashte mase ftohtesia e atij shoferi sikur skishte ndodh asgje.”

Familjarët kanë shprehur hidhërimin e tyre me fjalë prekëse për Matilda Sallën, 34-vjeçaren e cila gjeti vdekjen pasditen e djeshme pas një aksidenti.

34-vjeçarja kishte vetëm pak ditë që kishte festuar ditëlindjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit