“Plazhi “Pema e Thatë” në Ksamil është zaptuar nga 4 shtëpi prej llamarine, paligjshmëria s’ka të ndalur”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.09.2023, 13:21

Ksamili është perla e Shqipërisë i pasur me plazhe fantastike. Një ndër to është “Pema e Thatë”. Në këtë të fundit sipas një qytetari është zaptuar një pronë shtetërore duke u vendosur në të 4 shtëpi me llamarinë.

Qytetari duke theksuar se paligjshmëria nuk ka të ndalur në Ksamil, shkruan se në pronën shtetërore, banesat në fjalë janë vendosur me vinç përgjatë rrugës së plazhit "Pema e Thatë". Sikur të mos mjaftonte zënia e hapësirës publike nga këto shtëpi prej llamarine edhe janë rrethuar.

Qytetari:

Ksamil Paligjshmeria nuk ka te ndaluar zaptohet Prone Shteterore "4 ndertesa", me llamarine, jane vendosur me Vinç, per gjate rruges tek Plazhi Pemes e Thate gjithashtu duke i bere dhe rrethimin ne fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit